Dritani dhe Qetsori flasin për tipin e Bjordit dhe afrimitetin e tij me vajzat e shtëpisë. Ata flasin për marrëdhënien që kishte Bjordi me Mimozën. Sori thotë se Bjordi në fillim bëri disa përpjekje për t’u afruar shumë me të por, ajo e largoi. Dritani shprehet se ai e pëlqeu që në fillim atë por të dy janë shumë të ndryshëm si tipa dhe si karaktere. Sori thotë më shaka se Moza mund ta marrë Bjordin me shkelma nëse nuk i pëlqen sjellja e tij, kurse Tani mendon se ai nuk është aspak tip i tillë, madje është shumë i shkathët dhe se i manipulon të gjitha vajzat nëse do, pasi ka një tip dhe një kulturë ndryshe që nuk e vret mendjen për asgjë. Sori nuk e mendon në këtë mënyrë dhe thotë se Bjordi nuk arriti asgjë me Mozën. Dritani thotë se kjo është dicka tjetër, pasi Moza ka një tip shumë të ngurtë dhe fakti që ndodhet para kamerave e vret dhe e frenon. Qetsori e përkufizon Mozën si një vajzë të mirë dhe që do të reagonte në një mënyrë të tillë patjetër.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment