JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Mesida: Arjoni ka shpirt te bukur

Është e qetë dhe të krijohet përshtypja se ta bësh të nervozohet, është një mision i pamundur. E megjithatë nuk duket se ka patur një jetë të lehtë. Mesida Lleshi, vajza brune e cila la shtëpinë e “Big Brother” një javë më parë, është një nga bashkëbisedueset më komode që fati mund të ta rastisë ta kesh përballë. Rrëfimet e saj mbi anët e errëta, të dhimbshme, apo edhe për momentet e bukura të jetës, përveç se shoqërohen herë me buzëqeshje e herë me pak trishtim, gjithsesi vijnë të qeta dhe pa keqardhje. Nuk është mërzitur që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por tregon se e ka marrë malli për të gjithë banorët sapo ka dalë që andej. Ndërkohë jashtë e presin miqtë dhe disa kushërinj të cilët së bashku, janë familja e saj sa herë ajo vjen në Tiranë.

MARRËDHËNIET ME BANORËT DHE SHOQËRIA ME ZHULJETËN
Nëse ne ju themi se tani që ka dalë jashtë shtëpisë Mesida po shoqërohet me Zhuljetën, ju a do ta besoni? Duket absurde por është e vërtetë. Vetë Mesida tregon se ndjehet mirë në shoqërinë e Zhuljetës dhe po e frekuentojnë njëra tjetrën me shumë kënaqësi, duke zbuluar se mes tyre ekziston një marrëdhënie shumë e mirë mikeshash. “Ju nuk mund ta imagjinoni se sa tip fantastik është Zhuljeta. Ajo është një vajzë e dashur dhe ke kënaqësi të bisedosh me të”. Kështu thotë Mesida ndërkohë që kur e pyesim se si ka mundësi që këto cilësi nuk i reflektoi dot brenda shtëpisë ajo thotë: “Kur je në lojë, ndodh që edhe të tjetërsohesh. Mjafton një gjë e vogël që të ta prishë humorin dhe një gjë po kaq e vogël që të të lumturojë. Zhuljeta ka një marrëdhënie shumë speciale me të vëllain, Romeon, dhe fakti që asaj nuk i bënë as edhe një surprizë që t’i mundësonte një komunikim të vogël me të, e demoralizoi. Mendoj se Zhuljeta ishte e vetmja në atë shtëpi që nuk i bënë asnjë surpizë. Tani kam mundur të zbuloj Zhuljetën e vërtetë dhe më pëlqen shumë”.

ARJONI SHOK APO…?
Sapo ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Mesida ka takuar të parët prindërit e Arjonit. Ka patur kuriozitet
t’i njohë pasi në rrëfimet e Arjonit ata paraqiteshin si prindër model. Dhe nuk është zhgënjyer. “Kam ndenjur rreth katër orë duke biseduar me prindërit e Arjonit dhe jam kënaqur. Ata ishin njerëz të mrekullueshëm. Kjo spjegon edhe arsyen pse Arjoni është i tillë. Ai djalë ka jo vetëm një pamje të bukur por edhe një shpirt po aq të bukur. Është një nga djemtë më të mirë dhe të kompletuar që kam takuar ndonjëherë” - tregon Mesida. Po si mund të vazhdojë lidhja mes Mesidës dhe Arjonit kur ky i fundit të jetë jashtë? “Mendoj se mund të jemi vetëm shokë pasi si të tillë u pozicionuam që në fillim. Ne mendojmë njëlloj në këtë aspekt, nëse nuk kemi një tërheqje që në fillim, asgjë nuk mund të ndryshojë me kalimin
e kohës, por di që do ta kem shumë shok” – thotë ajo.

UNË NUK DI TË AKTROJ
Përpiqemi të mësojmë nga Mesida se cila mendon ajo se ishte arsyeja që u votua për të dalë: “Unë kur hyra në atë lojë nuk mendoja që mund të fitoja dhe nuk kisha ndër- Kur vëllai im u martua dhe u bë me bebe, mami erdhi në Suedi dhe unë shkova ta takoj. Im atë nuk ma fali këtë gjë dhe më mbajti mëri. Por tani që kam dalë nga shtëpia e “Big Brother” ai më ka dërguar një sms ku më tregon se është shumë krenar për mua mend të përdorja asnjë strategji. E kam të pamundur që të tjetërsohem pasi jam në paqe me tipin tim. Unë jam natyrë që i dua shumë njerëzit dhe nuk mund të bëj ndryshe. Prandaj dhe lojën e mora me shumë qetësi. Për mua ishte një eksperiencë më shumë, një mundësi për të njohur njerëz të rinj dhe për t’u kënaqur. Më mirë kështu. Sapo dola dikush më ndaloi në rrugë dhe më tha: “Ti je Mesida? Lum shokët që të kanë”

E NDARË MES DY DASHURIVE PRINDËRORE
Prindërit e saj janë ndarë kur ajo ishte 5 vjeç dhe vëllai 4 vjeç. Gjykata vendosi që fëmijët të kalojnë nën kujdestarinë e të atit. Në atë kohë, në fillim të viteve ‘90, i ati me dy fëmijët vendosi të lërë Shqipërinë dhe u vendosën fillimisht në Gjermani. Tani kanë rreth 9 vite që jetojnë në Suedi. Mesida e ka takuar mamanë e saj, e cila jeton në Gjermani dhe është martuar me një gjerman, vetëm 5 herë gjatë gjithë jetës së saj. Kjo marrëdhënie e një vit që ajo nuk flet me të atin. Ja si kishte ndodhur: “Kur vëllai im u martua dhe
u bë me bebe, mami erdhi në Suedi dhe unë shkova ta takoj. Im atë nuk ma fali këtë gjë dhe më mbajti mëri. Por tani që kam dalë nga shtëpia e “Big Brother” ai më ka dërguar një sms ku më tregon se është shumë krenar për mua”. Po mamaja? Nga tezja ka mësuar se edhe e ëma e ka ndjekur por që kur
ka dalë nuk është bërë e gjallë dhe nuk i ka dërguar as edhe një mesazh. Mbase më vonë mund të ndodhë…

PLANET PËR TË ARDHMEN
Po mbaron fakultetin e Juridikut në Suedi por dëshiron të vijë e të jetojë në Shqipëri. Momentalisht jeton në
një shtëpi me qira te rruga Myslym Shyri të cilën e ndan me një mikun e saj, por që nuk e ka të dashur. Nuk ka ndonjë lidhje për momentin por mendon se të jetosh në Shqipëri është shumë më mirë se jashtë dhe shumë shpejt do të stabilizohet këtu përgjithmonë.


11 Komente:

Anonim tha...

Mesida Lleshi edhe Zhuljeta Daci shoqeeeeee ? alla alla qka snin njeri

Anonim tha...

yessssss me ne fund zhuljeta mesi shoqe (L) ! zhuljeta aida mesi lirita - mat mirat :p adela ti bohesh kishe pe don bjordin se se kishe nominu ! ktu shihet qe adela ska asnje ndjenje per bion ! e bjordi mendon qe ajo ndjen per ta po adela e ka per spekatkel ! ishalla e len bjordi sa ma shpejt ! edhe me ka ardh teper keq kur u hek lirita se u duft mu hek adela :@:@ ! aida zhuljeta lirita mesida <3<3<3

Anonim tha...

pse cka ka lidhje qe jon bo zhuli edhe mesi shoqe ? bash mire ! adela jasht qit jav ! lirita se ka meritu me dal :'( ! bigu bon hile ! edhe adelen sbon me mbeshtet se osht e poshter !!! nejse ! mesi zhuli sme kan pelqy shum po mat mira se adelajda :P ! bjordi e ka hala zemren te mimoza ! e arjoni bajati ishalla del sa ma shpejt ! sa per informacion dje naten zhuljeta mesi lirita agoni te bb2 de arberi juna visi te bb1 kan shku dje ne disko ! tung !!!! bjordi+moza=(L)

Anonim tha...

MIMOZA JE FEMRA QE ME CMEND GJITH ON LINE TE SHIKOJ JE ME E BUKUR NGA TE GJITH JE ME SEXY KISSSSS MIMO CAO...........NGA ANGLIA

Anonim tha...

ADELA KE ZE TE MREKULLUESHEM DHE FJALOR TE PASUR VAZHDO KSHU DO TE QENDROSH NE BIG BROTHER NGA ITALIA .....CIAOOOOOO ALBANIA

Anonim tha...

adela je njish perzotin ne ne kavaje te mbeshtesim te gjithe
vazhdo keshtu se ke per te fituar

Anonim tha...

arjon je me i miri dhe kjo eshte e padiskutueshme.gooooooooo arjon you are the winner of bba2.

Anonim tha...

arjon je me i miri dhe kjo eshte e padiskutueshme.gooooooooo arjon you are the winner of bba2.

Anonim tha...

bjordi boju i mir se ty qas po te thojn po thojn po thot bjordi diqiplin tung

Anonim tha...

ja q**** nanen atij qe fol keq per zhuljeten ! zhuljeta u kon ma sexy aty u vesh mas mirti edhe pik . tash osht aida ! e big brother ju ka qi nana se qe ma ka hek zhuljeten liriten mesiden agonin biken ! erjola pavlini katunart e flliqt !

Anonim tha...

hey ngoni nje min skini nevoj as me sha adelen as zhuljeten as kerkon osht shija e njerit muni me thon p.sh mu me ka pelqy zhuljeta e adelajda jo ! ose p.sh zhuljeta sme ka pelqy lirita po ! skini nevoj mi sha me cdo fjal se merreni veten tjeshit kon ne vend te zhuljetes e adelajdes tju kishin shkrru ato qashtu !! ncncncncn mos folni se skan shku ata ne big brother per mi thon ju kuruva jo skan ndjenja e qishtu tash tung

www.FilmaSex.com