Javën e kaluar, gjatë transmetimit të spektaklit “Big Brother” pamë skenën e puthjes mes Bjordit dhe Adelajdës kur të dy ishin të bindur se ai ishte një ambient pa kamera. Natyrisht secili nga ne mund ta merrte me mend se Adela thjesht përmbahej për arsye të prezencës së kamerave, pasi dukej në mënyrë shumë evidente se ajo e pëlqen Bjordin.
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js" type="text/javascript">
Ka pasur komente të ndryshme rreth kësaj skene. Shumë e kanë pëlqyer dhe komplimentuar Adelën e cila edhe pse në nominim, nuk pranoi të bëjë show për të ndenjur edhe ndonjë javë më shumë brenda shtëpisë, ndërkohë që për shumë të tjerë kjo është thjeshtë një hipokrizi, një sjellje e Adelës me të cilën ajo gënjen veç veten dhe aspak të tjerët.
Po prindërit e Adelës si e pritën këtë skenë. Në radhë të parë duhet të theksojmë se javën e kaluar ata nuk ishin prezent në spektakël edhe pse e bija ishte në nominim dhe mund të dilte. Pra, sjellja e Adelës sipas prindërve nuk kishte qenë në rregull, edhe para se të transmetohej skena e nxehtë por gjithsesi mëse normale për dy të rinj që pëlqehen. Por puthja duket se i ka vënë kapakun durimit të tyre. Të kompleksuar nga ambienti ku jetojnë dhe nga fjalët e njerëzve, ata kësaj here nuk janë mjaftuar vetëm duke u kyçur në shtëpi, por kanë vendosur të reagojnë.
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js" type="text/javascript">
Kështu, jo vetëm punonjësit e “Topit”, por edhe kalimitarët kanë mundur të shohin prindërit e Adelës që ulërinin në dyert e televizionit, duke kërkuar që t’i nxirrnin urgjentisht të bijën nga loja e degjeneruar sipas tyre. Shumë dëshmitarë dëgjonin prindërit e Adelës që thërrisinin: “Na e nxirrni urgjent vajzën, sepse na e keni droguar”. Mesa duket ata kanë vendosur të reagojnë në këtë mënyrë, pasi sipas tyre e bija me të vërtetë ka bërë gjëra të turpshme, por jo me mendjen e saj, por sipas porosive të drejtuesve. Natyrisht kjo është një skenë sa qesharake, aq edhe e dhimbshme.
Qesharake për arsyen se “Big Brother” është një format tejet i suksesshëm në gjithë botën dhe shumë i pëlqyer edhe tek ne dhe të marrësh pjesë aty është një privilegj i madh për çdo të ri. Por është një realitet i dhimbshëm, pasi prindërit e Adelës nuk janë aspak specie të veçanta në mënyrën sesi sillen. Ata në një farë mënyre na kanë kujtuar, se në qytete kryesisht të vogla mentaliteti vijon të jetë tejet i prapambetur dhe të jetuarit për sy e faqe të botës, mbetet gjëja më me vlerë për ta.
Nuk e dimë se si do të ndjehet Adela kur të mësojë këtë histori të prindërve, ndërkohë që pak javë më parë i pyeste nëse po sillej mirë apo jo. Një problem tjetër që diskutohet në forume është se fansat mendojnë, që organizatorët duhet t’i tregojnë Adelës se puthja mes saj dhe Bjordit tashmë është parë nga të gjithë. Kështu ajo nuk do të vazhdojë të thotë që Bjordin e ka shok dhe do të lirohej mbase nga komplekset e tepërta.
10 Komente:
ejj kuku qfar mentaliteti more kta po mir ja u ka ba adelajda se ka hy aty ej kuku per ta nuk e di se kurr nuk bahen mat riii
adelajda esht kurva me e madhe ne BIG BROTHER ALBANIA 2
ate qe ke thone shko e thuaja mamit tat se adelajda eshte nje goce e mire dhe te gjithe ne e respektojme
eej ti qe ke than osht kurve ti nuk te koke ne rregull ne kok adela osht nje nga gocat ma te mirat brenda ne shtepin e bbi1 vetem per para adel
adela eshte nje goce shume e bukur por ndoshta prinderve te saj nuk iu ka pelqyer sepse do ta merrnin njerzit neper goje po ne qofse do isha ne familjen e adeles un nuk do ta beja kete skandal por kur ajo do te dilte nga shtepia un do ta kshilloja diqka por nuk para pelqej ta them tash
e moj ADELAJD moj SHOTA KEQE hmmm mrshhhh..breeh...!!!
ooooo ishalla jav nxerrin miniren se edhe ashtu sa sht tu eba namin aty brenda plus asht hsum llafazane edhe nuk pershtatet me bjordin atij i takojn femra ma te mira sei nga pamja edhe naga zemra
Do i pergjigjem kom.2.Per shqiptaret eshte me i pamoralshem komenti yt sesa sjellja e Adeles.Ajo po shpreh ndjenjat e saj si nje e DASHURUAR koke e kembe qe eshte.sa per ate emertimin (.....) jam e sigurte se JE VETE o idiot/e qe ju ben moral te tjereve me te tilla fjale.Keshtu qe shkruaja vetes ne balle,por Adeles mos ia thuaj.

Posto një koment