Ata flasin për të nominuarit dhe Dritani thotë se ka frikë se do të jetë Pavlini ai që do të dalë këtë herë. Ai thotë se dy të tjerët e kanë për herë të dytë nominimin, kurse ai për herë të parë. Sori thotë se si Arjoni dhe Aida janë konkurentë të fortë por varet se sa i pëlqejnë jashtë. Dritani i kujton Sorit se Pavlini gjatë kësaj jave nuk ka qenë në formë. Sori mendon se edhe Arjoni mund të jetë pretendent për t’u larguar pasi Pavlini ka një histori të gjatë e më me vlera. Ai thotë për Aidën se nëse nominohet edhe njëherë dhe nuk del atëherë do të shkojë në finale. Dritani thotë se është konkurente e fortë dhe e pëlqyer por që sërish ka për të dalë në nominim. Sori i thotë se mendon se nga gocat, më e pëlqyera është Mimoza, kurse për Aidën mendon se nuk do ta nxjerrin më në nominim. Ai i thotë Dritanit se edhe banorët nuk bëjnë mirë të nominojnë gjithmonë të njëjtët persona sepse ka dhe të tjerë. Të dy djemtë e mendojnë Aidën në finale. Sori thotë se ja ka frikën se mund të jetë edhe Moza në finale sepse nuk e kanë nxjerrë asnjëherë. Dritani mendon se ajo do duhet të japë më shumë dhe të fillojë të flasë. Sori thotë se si Bika edhe Aida janë në finale. Ata thonë se Bika është e pozicionuar mirë dhe se është me këmbë në tokë. Sori thotë se i pëlqen si vajzë. Ata diskutojnë për fillimin e bashkëjetesës së Bikës në shtëpi e cila sillej ashpër me ta pasi mendonte se do ta sulmonin pasi ishte vajzë fshati kurse tani ajo është qetësuar dhe sillet normalisht.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment