Tashmë është një fakt i njohur, që prindërit e Adelës jo vetëm që nuk e përkrahën të bijën për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, por ata kërkuan me forcë që Adela ta linte menjëherë shtëpinë, sapo ajo filloi të afrohej me Bjordin. Edhe mungesa e prindërve gjatë netëve të spektaklit, tregonte faktin që ata nuk po e pranonin dot këtë vendim të së bijës dhe sjelljen e saj me Bjordin. Ndërkohë kemi filluar të shohim mamanë e Adelës në spektakël, ndërsa të atin, jo. Ai ka ardhur në atë sallë vetëm dy spektaklet e para. Kemi mësuar se i ati është mërzitur dhe irrituar aq shumë nga sjellja e së bijës, sa ka vendosur të lërë jo vetëm Kavajën por edhe Shqipërinë, duke ikur kështu në Itali. Madje të njohur të tyre në Kavajë na tregojnë se edhe e ëma, ka mbyllur dyqanin poshtë shtëpisë dhe shtëpinë, dhe ka marrë një shtëpi me qira në Golem. E gjitha kjo tregon se Adela është me të vërtetë në hall me mentalitetin e prindërve të saj, përderisa thjesht pjesëmarrja në një program si ky por edhe afrimi me një djalë, ka bërë që atyre t’u përmbyset bota. Madje të afërm të familjes së Adelës tregojnë se i ati ka kërcënuar se po t’i dalë e bija përpara, pas këtij turpi, do ta ketë punën pisk me të. Edhe pse mediat kanë folur shumë për këtë argument, duke treguar se asgjë e pazakontë nuk po ndodh me vajzën e tyre, duket se mentaliteti dhe formimi i tyre, është shumë më i fortë se opinioni i cili i gjithi në kor ka kritikuar për këtë sjellje. Reagime ka sjellë edhe deklarata e mamasë së Adelës, të shtunën e kaluar kur u pyet nga prezantuesja, se si e sheh lidhjen me Bjordin. Ajo tha se Adela ka një familje dhe kur të dalë do sqarohet gjithçka
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
12 Komente:
po qa mi bo babait te adeles si e ka lon shqiprin prej inatiti te bijes po valla adela dhe bjordi bash qift i mir ...............?!
adela dhe biordi me kan ardh ne maj te hundes shpresoj qe te dalin sa me shpejt nga big brother albania sepse un do te votoj shum per te dal ajo
arjoni ka qen banori me i mir ne big brother shpresoj qe te dali edhe mimoza sepse nuk e kam qejf
Kuku kta prind e Adeles sa te prapambetur morre nuk e kom dit qe ka hala qisi njerz me mentalitet kaq te prapambetur
Adela eshte antipatike .Cdo gje eshte false nga ana e saj.Dhe perqafimet dhe puthjet qe i jep Bjordit jane te shtirura.Ajo nuk njeh c,eshte dashuria.Eshte hipokrite.Nuk e konceptoj si mund te perfaqesoje ajo femren shqipetare.Turp...........
Si mund te shkoje nje femer si Adela ne finale .Eshte turp.Pse justifikohet ajo me mentalitetin ?????????Per te veshur minifunde dhe dekoltete dhe per tu puthur nuk eshte mentalitet.......sa gje e peshtire qe eshte.Duke pare ate na eshte merzitur BB.Gjithe me te miret dolen.Mire qe shte QETSORI qe po e mban pasa shtepine.tashme tani asnje nuk vlen..
Adela jashte nga BB.Nuk te shoheim dot:je shume hipokrite.Ti nuk meriton fitore.
nermal qe se meriton adela fitoren.fitoren e meriton MIMOZA e jo qetesori qe e permendi dikush me nalt
Nuk i kuptoj keta njerez qe komentojne kete cift kaq te bukur edhe pse duket pak si jo i arrire por ne te vertete nese vazhdojne keshtu do te te jete me te vertete si princi me princesen.
O njerez beheuni me te besueshem nuk duhet qe cdo gje qe dyshojme te jete e vertete.
vetem ata te dy e dine me te vertete se cfare po kalojne ndjenjat nuk mund te shihen.
pastaj se kupotoj kur thone qe me te miret dolen, e kush aida arjoni zhuljeta apo katundari nga thethi qe ishin njerezit me anipatike dhe me thashethemexhinjte e hipokrite.
o njerez lerini ata te dy bjordin dhe adelajden te shijojne keto momente kaq te bukura edhe perkrahini ata.
kjo eshte e keqja jone qe kur dicka na duket si e parealizueshme menjehere do ti veme epitete negative duke fantazuar.
Per mendimin tim lerini te shijojne keto momente kaq te bukura qe po shijojne.
shum bre jon tmir,kush flet per ta vetem nga inati e ka njeri prej ktyre dyve do ta fitojn finalen.ska rendesi per kta kush do ta fitoj sepse kta ne veten e tyre jan nje...
Valla bash adela ka me fitu BB-n se kta kerkush tjeter sjan te mir ..Edhe mir qe tha dikush shum te prapambetur jan Prindërit e Adeless shumm ammaaaa.
Valla adela ka me fitu BB-n se kerkush snjan te mir veq Adela edhe Bjordii ..Edhe mir qe tha dikush ma nalt shum te prapambetur ishin prindërit e adeless shum ammaaa...Edhe qka kan more kta prinderit e adeles qe pe lojn Shqiprin veq qe u lidh adela me bjordin....kurgjo ska per mu largu per Shqipriis ..Dashuria eshte gjë normale ..edhe mir kan bo adela edhe bjordi se pa ata dy sish kqyr Big Brother Albania 2 HIQ ama.
Posto një koment