Reagimi i prindërve të Junës është mjaft interesant. Ajo është 31 vjeçe dhe ka ikur jashtë para 12 vjetësh, kështu që prindërit thonë se kanë humbur shumë vite të rëndësishme të jetës së saj. Më 1 prill e ëma ishte sëmurë dhe ajo e mori në telefon duke i thënë: “Të të sëmur më shumë? Do të hyj në ‘Big Brother’”.
Megjithatë, prindërit e përjetuan shumë pozitivisht këtë fakt, pasi tani kanë mundësi ta shikojnë vajzën e tyre 24 orë, dhe pse jo, ta njohin më shumë. “Është një dhuratë për ne”, thotë babai i saj.
Prindërit e kësaj konkurrenteje nuk kanë komplekse për detaje të vogla të performancës së Junës, siç është fakti që ajo pëlqen të ecë zbathur etj. Babai i vajzës, Virgjili, rrëfen më pas se Juna është “self made woman”, pra ia del vetë në çdo situatë dhe e përjeton çdo gjë deri në fund. Ajo ka bërë nga të gjitha llojet e punëve në Gjermani dhe e ka siguruar shkollimin dhe jetën krejtësisht vetë. Juna jeton në Keln dhe studion për Romanistikë, që në fakt është letërsi e krahasuar. Për sa i përket qëllimit të futjes në BB, Juna e ka bërë që të shikojë si mund ta përballojë realitetin shqiptar, por në fakt ajo nuk do që të kthehet këtu. Ëndrra e madhe e Junës, vazhdon rrëfimi, është pianoja, për të cilën ajo nuk mundi të vazhdojë studimet, pasi iu desh të punojë. Juna ka pasur një kërkesë, pikërisht një vegël speciale që e ndihmon për rehabilitimin e krahut, që ka ardhur si pasojë e të punuarit kameriere.
Kjo gjë kurohet disi me fizioterapi, ose me një operacion që kushton dhe nuk dihet si del. I mungon lëngu mes kockave dhe ka dhimbje në mëngjes. Juna mbante 7 pjata në krah. Por Juna si banakiere, thotë i ati, është e paparë. Më pas ai rekomandon që brenda BB t’i futen disa partitura që ajo t’i luajë në piano dhe të krijojë një atmosferë edhe më të bukur në mbrëmje.
3 Komente:
o big brather po shum te poshter ishit nuk e keni iden ce po beni gabim pas gabimi sepse i keni larguar njerezit qe kane qene me te perkrahur nga publiku.
pershendetje dhe suksese
BB, pergezime per futjen e konkurenteve te rinj(vecanerisht Junes dhe Arit). Eshte shlodhese te ndejsh frymemarrjen e re qe i sollen shtepise dhe te prezantohesh me nje tjeter fytyr (te bukur/ te cilter) te rinise shqiptare. Ishim te lodhur tashme me boten e kompleksuar, portretizuar fatkeqsisht mire nga vajza prej Kavaje, dhe nga hipokrizite pa shije qe po konturoheshin brenda shtepise.
Juna eshte me te vertete nje vajze e mrekullueshme. Prinderit e saj duhet te jene krenar
Posto një koment