Ish-banorët e “Big Brother 1” krahas eksperiencës që provuan si pjesëmarrës në këtë reality show, kuptuan mirë se si duhet të jenë marrëdhëniet me mediat në mënyrë që ajo të punojë sa më shumë për interesat e tyre. Dhe në fakt këta të rinj e të reja kanë qenë vazhdimisht protagonistë të faqeve tona rozë, me histori të ndryshme jete por më së shumti me jetën e tyre private. Ndërkohë këtë vit vëmendja është përqendruar tek banorët e rinj. Javën e kaluar Visi, Ina, Romina, Najada e të tjerë janë parë të shoqëruar nga Lirita, Mesida, Zhuljeta e Agoni, të eliminuarit e parë të “Big Brother 2”. Në këtë mënyrë ata bëhen përsëri preja e aparatit të paparacit tonë pasi dihet se është me shumë interes për të parë se si vazhdon jeta jashtë për banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother 2”. Natyrisht kanë shumë për të folur edhe rreth eksperiencës që ka përjetuar gjithsecili.
3 Komente:
more po te bukur jeni
more idiote jeni
huUHUHUHUH shuum t mirrrrrr dodo
:P
Posto një koment