Eltoni dhe Juna, në kopësht bisedojnë për fundin e Big Brother. Ata bëjnë disa llogaritje dhe thonë se për tre javë mbaron spektakli. Sipas llogaritjeve të Eltonit, ata kanë hyrë në gjysmë finale. Në bazë të kësaj, ai shprehet se ka ardhur koha që të largojnë zyshën nga loja, Adelën, dhe ndoshta gjatë ditës së sotme duhet të përveshin mëngët që ta realizojnë këtë. Juna pyet Eltonin nëse po kërkon nga ajo pohim për këtë gjë sepse nuk është e nevojshme, pasi ajo e ka pohuar publikisht pozicionimin e saj kundër Adelës. Ajo shprehet se nuk pëlqejnë ata njerëz që thonë bëj si them unë por mos bëj si bëj unë. Sipas saj, nga jashtë gjërat duken ndryshe, ndërsa tani që janë vetë brenda dhe qëndrojnë 24 orë në 24, e kanë kuptuar se si funksionon loja e banorëve. Eltoni mendon se nuk do të bëjnë asgjë më shumë apo më pak se sa të tregojnë se cila është ajo në të vërtetë, gjë që është e arritshme nga ata. Juna tregon se tashmë e ka njohur Adelën, me aq pak biseda sa ka bërë me të ka qënë e mjaftueshme dhe mendimin që ka krijuar për të se është false nuk e ka ndryshuar. Sipas saj, sjelljet e Adelës tregojnë shumë kontradikta me ato që thotë dhe se nuk është ajo Adela e imazhit që ka krijuar në shtëpi. Juna saktëson se ka vënë re sjeloljet e Adelës në tërësi e jo lidhjen e saj me Bjordin sepse ajo është dicka personale që i takon atyre të dyve.
3 Komente:
A pe shihni more qe ky qe deshi ta largoj zyshen doli vet more sa mir ja bani vetes jam knaq,boll kam qef me dal edhe qikjo plehra tjeter.
Ishalla kete jave del Juna se kuku spo me kqyret bb me kto
Edhe Eltoni boll mire qe dul se edhe ky nervat mi ka plas
Edhe e kan flliq me kta 3 ( junen arjanin eltonin ) ishalla edhe kta dyte qe kan met fluturojne jasht
valla shum ide e mir me largu zyshen ama eltoni deshtoj dul e nuk mujti po nashta bon naj sen juna e e hjek naj qysh se nuk po durrohet mo spo muj me kshyr bb kur po del ajo po duhet me hjek se me trishton.ani mesuese i ka than vetit kuku qeshtu ajo ju jep shembull nxenesve te vet mu ba si kjo k...qe me bahet shum e menqme mu kan si ato prinderit e nxenesve te ksaj nvendi i kisha hek femijt prej te kjo se per mir nuk i meson
Posto një koment