Herën e kaluar “Panorama Plus” ju njohu më shumë me banoren e re të shtëpisë së “Big Borther”, Junën nëpërmjet rrëfimeve të miqve të saj në Gjermani, me të cilët ajo ndan një kohë të konsiderueshme. Gjithashtu, ju treguam se Juna është vajza e një personazhi shumë të njohur siç është Virgjil Kule, si dhe mbesa e një ish-anëtari të byrosë politike të kohës së diktaturës,
Rita Marko. Duket se ky fakt i ka irrituar fansat duke vërtetuar kështu se njerëzit, madje edhe të rinjtë, nuk e kanë harruar të kaluarën dhe dëmet që ajo i solli shqiptarëve. Fansat thonë se
Juna nuk është gjë tjetër, por veçse një pasardhëse e atyre që kontribuan për të dënuar njerëz të pafajshëm. Ndërkohë, sjellja e Junës brenda shtëpisë tregon që ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e përshtatshme me të gjithë banorët e tjerë, madje ka shfaqur shumë shenja të populizmit të tepruar, duke qeshur dhe bërë shaka me të gjithë. Edhe ajo ka filluar të bëjë lojën e saj, duke vënë në shënjestër ata që mund të quhen konkurrentët e fortë dhe pretendentë për të fituar.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
2 Komente:
Junida më së shumti e ka kaluar kohën me Ardianin dhe Junida shumë mirë ka kaluar edhe me Anjezën...
Po e shoh se ende ka individe qe ruajne ne kokat e tyre histori qe s'ia vlejne.Juna nuk ka faj se rrjedh prej nje familjeje te tille sepse ne te vertete ajo ka vlera te shumta dhe e gezonte big brother-in.
Posto një koment