
Arjoni dhe Adelajda ndërsa bëjnë gati valixhet fillojnë diskutojnë. Arjoni mendon që ato të dy janë të pozicionuar ndërsa Adin e shikon që kërkon të jetë i mirë me të gjithë dhe kjo e ka bërë që të jetë ende në shtëpi dhe të mos nominohet shumë herë. Ajo i thotë që nuk e bën dot një sjellje të tillë. Arjoni thotë:-“Na duket sikur do ikim të katërt!” Ai thotë që ndihet shumë i emocionuar për këtë nominim. Adelajda i thotë:-“Ne në shtëpinë tonë do shkojmë , nuk e kuptoj pse emocionohemi kaq shumë!” Ai i thotë që kjo vjen për shkak të konkurencës që ekziston midis njerëzve. Sipas saj një arsye është dhe fakti që kanë njerëz brenda në shtëpi që i duan. Arjoni mendon që sfida e tyre qëndron në lidhje me publikun. Ai diskuton për nominimet dhe thotë që duhet të nominojnë banorët e rinj dhe shton:-“Këtu kam dikë që e dua dhe më do, ndërsa të tjerët janë të gjithë lojtarë!”
0 Komente:
Posto një koment