Si ju duk kur patë Adelën përkrah Adi Krastës te spektakli “E Diell”?
Më pëlqeu shumë. Pata shumë emocione të bukura. Më erdhi edhe për të qarë. Mora shumë telefonata nga të gjithë, njerëz të njohur e të panjohur që më uruan.
Po babai i Adelës çfarë tha?
Burri nuk ishte në shtëpi në ato momente, por kur erdhi ia tregova. U kënaq shumë. Edhe burrin e morën në telefon dhe e uruan shumë njerëz.
Momenti që të preku më tepër?
Më pëlqeu shumë e gjitha, më pëlqeu edhe kur këndoi, edhe ajo që i tha Adi në fund.
Por ju do të jeni në studio, apo jo?
Patjetër që do të jemi këtë të shtunë në studio.
Do ju pëlqente që të hynte në botën e spektaklit?
Po, do më pëlqente shumë. Ajo e ka pasur gjithmonë dëshirë, ka dhunti dhe e ka ëndërruar gjithmonë.
Çfarë spektakli mund të drejtonte?
Gjithçka, nuk e di mirë, por një spektakël.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Nëna e Adelës: Jemi emocionuar shumë kur pamë vajzën tek “E Diell”
Kategoria Adelajde BBA 2, Big Brother Albania
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
1 Komente:
ka te drejt se emocionet e nenes nuk ndalohen
Posto një koment