JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Ndryshimet ne shtepine e “Big Brother 2



Cfare ndryshimesh ka pësuar këtë vit shtëpia e “Big Brother”? Vitin e kaluar, ia dolëm me sukses të realizonim një spektakël me standarde të njëjta si në vendet fqinje, që prej vitesh zhvillojnë të tilla “reality show”. Eksperienca e vjetshme na dha mundësinë që këtë vit të mendonim ndryshe për shtëpinë e “Big Brother”. Menduam ta bëjmë sa më dinamike përmes ngjyrave dhe lojërave apo surprizave, pa të cilat, ky show televiziv nuk ka kuptim. Ndryshe nga vjet, këtë vit, shtëpia ka më tepër vende sekrete, më shumë sipërfaqe të cilat do të shfrytëzohen për lojëra e surpriza gjatë gjithë javës. Kjo do të sjellë dinamizëm edhe në jetën e banorëve, të cilët do të jenë më të çliruar nga efekti i mbikëqyrjes e survejimit të kamerave. Dinamika e shtëpisë, me ngjyrat dhe hapësirat e saj, do të ndihmojë në nxjerrjen në pah të veçorive e karakteristikave të secilit prej 14 banorëve. Kemi menduar të koordinojmë të dyja, edhe shtëpinë edhe studion, për t‘i dhënë një kuptim 100 ditëve të qëndrimit të banorëve në shtëpinë e “Big Brother”. Natyrisht që shtëpia është shumë e bukur, shumë tërheqëse, e konceptuar si një model ku çdokush do ta kishte ëndërr të jetonte. Banorëve që do të qëndrojnë aty, nuk do t‘i mungojnë as fasilitetet, por as dhe vështirësitë që duhet të kalojnë gjatë ditëve të qëndrimit.

0 Komente:

www.FilmaSex.com