JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Çfarë përfaqëson Adela?




Lotët e Adelës, “kur të dal jashtë do më gjykojnë prindërit”
TIRANE - Nuk merret vesh se çfarë po bëjnë këta të dy!… por një gjë është e sigurt dhe duket ashiqare, historia Bjordi-Adela vazhdon. Ditën e djeshme kanë qëndruar me minutat të tëra duke u puthur e përqafuar. Të dy ishin të veshur me rrobdishambër. Ndërkohë që bisedojnë për gjëra të ndryshme marrin nga njëri tjetri shumë puthje e përqafime. Adela nuk nguron të bëjë një paralelizëm mes tyre dhe çiftit tjetër në shtëpi. Ajo shprehet se nëse Arjoni dhe Anjeza do të bënin si ata në ato momente, askush nuk do t’i kishte thënë asgjë, ndërkohë ata (Bjordin dhe Adelën) nuk i lënë rehat me komente.
Pavarësisht këtyre komenteve ata të ndihen shumë të lumtur në ato momente duke vazhduar ti dhurojnë puthje e përqafime njeri-tjetrit. Dje ka qenë dita e Adelës, ajo ka folur më shumë se kurrë për veten e saj. I ka treguar Eltonit një prej banorëve më të rinj të shtëpisë një pjesë nga jeta e saj.
Ajo i tregon për prindërit, familjen me të cilën jeton, dashurinë me ish-të fejuarin Goni dhe se si i ka përjetuar ajo të gjitha këto. Adela nuk i mban dot lotët, emocionohet dhe tregon duke qarë se sa dëshirë të madhe kishte që të ndryshonte diçka në jetën e saj sepse nuk ndjehej e lumtur. Adela tregon se gjithnjë ishte përpjekur e munduar të ndryshonte diçka tek të tjerët, por pa arritur në rezultate pozitive.
Më pas, ajo mendoi të ndërronte strategji, të ndryshonte diçka në veten e saj, në jetë dhe të paktën këtë gjë arriti ta bënte e ndjehet krenare. Adela ngre një shqetësim tjetër, thotë se si ajo ka shumë vajza të tjera, të cilat nuk e kanë guximin që ta ndryshojnë jetën e tyre si ajo dhe për këtë i vjen shumë inat, por e kupton se sa e vështirë është. Eltoni mendon se veprimet e Adelës, duke i bërë publike, kanë për të ndikuar në mendimet e atyre vajzave e të paktën ka për t’u kujtuar pikërisht për iniciativën që mori dhe arrit diçka pozitive. Më tej vajza Kavajse është shprehur se në qytetin e saj njerëzit merren më shumë me punët e të tjerve se sa të tyre.
Kavaja është një qytet shumë i qetë thotë ajo, që nuk ndodh asgjë e keqe, ku vendet për t’u argëtuar janë të pakta, por që në tërësi është një qytet i bukur, sidomos në verë. Adela tregon se njerëzit që jetojnë atje e bëjën jetën pak të vështirë sepse merren më shumë me punët e të tjerëve sesa të vetat.
Ajo merr si shembull historinë e saj dhe të Bjordit dhe thotë se e di shumë mirë që e paragjykojnë. Sipas saj, edhe nëse prindërit e saj nuk e paragjykojnë apo gjykojnë, janë të tjerët që u thonë atyre fjalë për të. Adela thotë se të gjithë e dinë që ajo me Bjordin nuk po bën asgjë të keqe, përveç gjërave të bukura, por që në Kavajë ajo gjykohet edhe për këto.
**********
ANALIZA

Tirana, rrethet, Adela, ne të tjerët

Ela Kaca *

Sikurse një shkarravinë e vizatuar pa asnjë qëllim nga një fëmijë i vogël, ashtu edhe shumë shqiptarë merren me detaje pa vlera, duke bërë kështu një rrëmujë të panevojshme. E kam ndjekur Big Brother-in pa ndonjë qëllim fillestar, derisa edhe unë, si shumë të tjerë, u përfshiva emocionalisht me disa nga problemet e banorëve. Përshtypja më e madhe, dhe jo pa qëllim, u përqendrua tek Adelajde, mësuesja njëzetë e dy vjeçare nga Kavaja, që hyri në Big Brother për të thyer mentalitetin e bashkëqytetarëve të saj. Për ata që nuk kanë pasur mundësine të lëxojnë forumet që unë kam lexuar vazhdimisht, kanë humbur mundësinë të njohin përshtypjet e disa njerëzve, nga të cilët më ekstremistët janë ato që më frymëzuan të shkruaj këtë artikull. Unë do të veçoj një prej tyre. Teuta Hizmo shkroi më datë njëzet e tetë, shkurt, këtë paragraf:
” Adelajde është një kolege ime. Ajo është një vajzë e shtirur, e cila don të lejë histori në një qytet që e përçmon i tëri. Unë vetë jam nga Fieri dhe djalin e kam këngëtar (Erti Hizmo) dhe nuk mund të toleroj një gjest të tillë të ulët, që të shkojë në një shtëpi publike, siç është shtëpia e Big Brother-it, sepse me sa më ka thënë Erti, atje duhet të varësh brekët në gozhdë që të të pranojnë. Gjynah për të shoqin që e tradhtoi në mënyrën më bajate, sepse ai është një djalë i mirë dhe familjar. Ndërsa kjo …, është pranuar në atë shtëpi përkrah …, me tatuazhe që nuk kanë pikë yndyre për njerëzit, por vetëm janë ca froçka dhe ca lezbike ordinere. Kjo ka marrë turpin e një qyteti, që zor se do ta mbajë përjetë. Sepse që të mbash një nder, duhen vite dhe për t’u …, duhen vetëm disa çaste”. (shënim i redaktorit - në pjesët me pika janë shkurtuar fjalë joetike)
Ky mentalitet i prapambetur nuk është nodnjë gjë e re për shqiptarët. Ndërsa në kryeqytet lulëzon emancipimi, shumë nga qytetet e tjera vuajnë primitivitetin. Shqiptarët vendosin të flenë në gjumin e gjate letargjik dhe t’ia lënë ndryshimin kohës. Koha do të bëjë mrekulli, sipas tyre. Nuk i paska ardhur askujt në mendje që potencialin e fuqishëm, të cilin nuk hezitojnë ta shfaqin kundër një banoreje të reality show, Big Brother, ta shfrytëzojnë për të tjera gjëra, që vërtet do të kontribuonin në një zhvillim të vendit tonë. Të gjithë janë shumë të zënë duke u kapur fort pas hekurave të ndryshkur të një mentaliteti që, përveç pasojave negative, nuk na sjell asgjë më shumë e asgjë më pak.
Çuarjen dëm të një potenciali të tillë, e pasqyron jo vetëm paragrafi i shkruar nga zonja Teuta, por qindra të tjerë që i bashkëngjiten, të cilët s’do të kishte kuptim t’i shkruaja të gjithë këtu, pasi të mbledhur bashkë, do të mbushnin më shumë se një gazetë të tërë. Shumë shqiptarë nuk hezitojnë asnjë moment të hapin gojën dhe të komentojnë; dhe ashtu pa i peshuar fjalët më parë, shfryjnë mllefin e jetës së tyre në një paragraf ose dy. Nëse do të kishte më shume vepra sesa fjalë, me siguri që Shqipëria, tashmë, nuk do të ishte pre as e mentalitetit të vyshkur, as e atyre që u leverdis ta konservojnë si të tillë.
Adelajde nuk përfaqëson ndryshimin që kaq shumë dëshiron të transmetojë. Ajo është konfuze, dhe sigurisht, sikurse të tjerë si ajo, përpiqet të justifikojë shkeljen e moraleve, duke u prezantuar si një misionare e ripërcaktimit të tyre. Nëse ajo do të kishte vendosur që graviteti do t’ia tërhiqte atë mentalitet, për të cilin ajo flet shpesh, atëherë do të vepronte në një mënyrë që varej vetëm prej saj. Por, të jesh njeri i lirë, në Shqipëri, qenka mëkat. Këtë e reflekton ajo dhe të gjithë ato që e kundërshtojnë sjelljen e saj. Moralet kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Zbehja e tyre është një kërcënim i madh për shoqëritë tradicionale që jetojnë duke zbatuar zakonet e shoqërisë. Mirëpo, tashmë, ato janë më relative se kurrë. Sidomos në Shqipëri, që është një vend në tranzicion e sipër.
Adelajde i zbaton këto zakone, gjithsesi, e përballur me njerëz që nuk i përfillin në të njëjtin nivel, ajo jo vetëm ndihet konfuze, por gjithashtu sillet në një mënyrë kontradiktore kundrejt tyre. Sikurse hapat normale të rilindjes se zakoneve të reja, ajo i kundërshton fshehurazi fillimisht, siç ishte puthja që pati me Bjordin, dhe haptazi, dalja me rroba banje në publik. Nuk do ta duartrokisja sjelljen e saj për të vetmen arsye, sepse metoda që ajo ka zgjedhur për të arritur qëllimin e saj, nuk është e drejtë. Në një rast të tillë është paksa e vështirë ta përcaktosh si të drejtë apo të gabuar këtë sjelle të saj. Banorët e tjerë nuk duket se e kuptojnë sjelljen e saj kaq të kufizuar. Pasi ka jetuar njëzet e dy vjet në një shoqëri të udhëhequr përherë me morale të atilla, është paksa e vështirë të ndryshosh stilin e jetesës. Sikurse shqiptarët që përjetojnë “shok kulturor” kur udhëtojnë për herë të parë në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria, ashtu edhe ajo ka kaluar një eksperiencë shoku, ku formula e jetesës është krejt ndryshe nga ajo në Kavajë. Prandaj mendoj që sjellja e Adelajdes duhet inkurajuar.
Jetojmë në shekullin e 21-të, dhe është pa dyshim për të ardhur keq kur zbulon që shumë vende në Shqipëri kanë akoma komplekse në lidhje me luftën kundër moraleve “të prapambetura”. Kavaja nuk është i vetmi, por një nga shumë të tjerë. Është, gjithashtu, për të të ardhur keq disniveli që ekziston në jetën ndërmjet qytete më të zhvilluara me ato të tjerët si Kavaja. Dhe disniveli është shumë i lartë. Sigurisht që është shumë e vështirë të ndryshojmë mentalitetin e brezave shumë të vjetër, por më shqetësuese është kur shikojmë që edhe brezat e rinj janë plotësisht të infektuar. Adelajde është pjesëtare e mentalitetit që po lufton, por nga sjelljet dhe bindjet që ka, vështirë se do të mund të ndryshojë, por jo e pamundur.
Sa herë që ne që jetojmë jashtë shtetit kthehemi në Shqipëri, gjatë pushimeve, shohim një emancipim të fuqishëm në Tiranë, gati - gati të tepërt, për sa u përket veshjeve, bisedave, kalimit të kohës së lirë. Përkundrazi, në qytetet e tjera çdo gjë ka ngelur nën hije, dhe duket sikur dielli nuk i ka kapur akoma. Kush është fajtor për këtë disnivel emancipimi? Faji është jetim. Sado përpjekje dhe mund, duket sikur përkatësit e brezave të vjetër, janë shumë më të fuqishëm. Të rinjtë nuk kanë kurrë asgjë në dorë për të ndryshuar dukshëm mentalitetin që po u mbyll dyert e emancipimit. Nëse Adelejade ka vendosur të realizojë këtë ndryshim radikal, duke u futur në Big Brother, atëherë përkrahni qëllimin e saj. Të paktën ajo ka marrë një vendim jo vetëm me fjalë; fjalët i merr era, por me vepra, ashtu sikundër të gjithë të rinjtë duhet të veprojnë. Gjeni mënyrën dhe forcat për të ndryshuar vendin ku jetoni. Jeni ju të vetmit që do të kenë përfitime. Më mirë vonë sesa kurrë, por më mirë herët sesa vonë.

4 Komente:

Anonim tha...

ADELA ESHTE NJE KURV QE KERKON TE QIHET MADJE SHPESH E PYES VETEN SE A JANE TE GJITHE FAMILJA E SAJ KESHTU(KURVA)MADJE MOTREN E KA ME SHAMI?A THUA SE EDHE PSE MBAN SHAMI ESHTE???ADELA DUHET TE HA NJE DAJAK TE MIRE SEPSE JO NJE PO DISA K... I KA NGRENE DALLOHET NGA E ECURAPRA ME PAK FJALE:ADELA KURVA E QIMEEEE DIL PREJ ATYHIT SE NE SHTEPI PUBLIKE DUHET TE SHKOSH JO ATY.I MJERI BJORD SEPSE TE KA PARE ME NJE FYTYRE PO KUR TE FILLOSH TE QIHESH EDHE AI DO TE TE LE SI GONI.TI KERKON FAME QE TE HASH K...

Anonim tha...

Adela je ma e mira veq vazhdo ti e ki jeten tone mos i ndigjo te tjeret . Jeni cift perfekt me Bjordin veq vazhdo se ke me fitu
(L)(L)

Anonim tha...

me pelqejne si cift po nuk besoj se do te perfundojne, sepse Adela ka ambicje si femer do te jet dikushi dhe konkretisht eshte po duke ikur ne Itali sbesoj se do te jete keshtu , plus qe dhe bjordi mos harrojme qe ka dhe ai nje karriere perpara e pret nje rol aktrimi ne Itali eshte endra qe ka pasur njithmone dhe nuk besoj se do ta linte per ti qene afer Adelajdes.

Anonim tha...

Ti qe ke lan komentin e pare e paske pershkruar veten e jo Adelen ti qenke i-e till edhe nga mllefi qe ke per veten ja mvesh te tjerve. E dyta ke kudes se njerzit si ti nuk kan edhe nevoj te japin komente se nuk pershtaten me Top Medien sepse gjuha shqipe ka fjal me te menqeura se ato qe i ke shkruar ti. ke kujdes kur flet per nje vajz qe shpreh emocine te pastra dhe vetem per te e shohim BB2

www.FilmaSex.com