Ka folur plot pasion për qenin e tij një nga banorët e rinj që kanë hyrë prej vetëm pak ditësh në shtëpinë e “Big Brother”. Ari nuk u përpoq të fshehë emocionet kur ishte duke treguar për qenin e tij, të cilin e kishte marrë të sapolindur në një zonë të Zvicrës dhe e kishte paguar gati 500 euro. Ari e ka mbajtur qenin e tij të dashur plot një vit e gjysmë, por kur i ishte dashur ta linte te nëna e tij, ajo e kishte pasur të pamundur të bashkëjetonte me kafshën. Për këtë arsye, Ari qenin ia kishte besuar një mikut të tij dhe pikërisht në këtë kohë qeni ishte shkëputur nga duart e tij dhe ishte zhdukur. Megjithëse kafsha kishte kërkuar shumë përkujdesje, që nga ushqimi, shëtitjet, lojërat e deri te larja e dhëmbëve, të cilat Ari tregoi se ia kishte bërë me shumë dëshirë, ai qen kishte qenë edhe një burim kënaqësie për djalin nga Tirana. Më pas Ari rrëfeu se ditën që do të bëhet me fëmijë, do të marrë një tjetër qen të racës Labrador, sepse do që fëmija të mësohet me praninë e një kafshe kaq të dashur.
0 Komente:
Posto një koment